Devolli Corporation
Devolli Logistic System
Devolli Logistic System
DLS
Orar i plotë Prishtinë
Financa

Zyrtar/e për Financa në Terren

D
Lokacioni
Prishtinë
Numri i pozitave
1
Afati i aplikimit
10 Oct 2026
Pozita

Rreth kësaj pozite

Devolli Logistic System (DLS) SH.P.K. me veprimtari kryesore afariste shitjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafesë dhe miellit, shpall:

KONKURS PUNE

  1. Zyrtar/e për Financa në Terren

Lokacioni: DLS Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:

  1. Planifikimi, organizimi dhe zbatimi i kontrolleve financiare në tërë Kosovën.
  2. Regjistrimi i faturave të blerjes, faturave të shitjes dhe importet.
  3. Regjistrimi i transaksioneve bankare.
  4. Numërimi dhe kontrollimi sistematik i agjentëve, depove dhe barazimi i kartelave financiare.
  5. Raportimi ditor për kontrollet në terren, në përputhje me procedurat dhe format e përcaktuara nga menaxhmenti.
  6. Ofrimi në kohë i zgjidhjeve teknike për problemet e mundshme.
  7. Kryerja e detyrave të tjera profesionale sipas kërkesës së menaxhmentit dhe në përputhje me fushën e përgjegjësisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  1. Diplomë universitare në fushën relevante (Fakulteti Ekonomik).
  2. Të ketë përvojë 2-3 vite në fushën e Financave (e preferueshme).
  3. Njohuri të mira të pakos së MC Office (veçanërisht Excel).
  4. Kandidati/ja duhet të jetë i/e gatshëm/e për punë të rregullt në terren.
  5. Aftësi analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
  6. Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  7. Patentë shoferi – Kategoria B (obligative).
Hapat e ardhshëm

Si zhvillohet procesi

Pas aplikimit, profili juaj shqyrtohet nga ekipi i rekrutimit dhe kandidatët e përzgjedhur vazhdojnë në fazat e ardhshme.

01
Aplikimi
Dërgimi i aplikimit dhe CV-së.
02
Shqyrtimi
Vlerësimi fillestar i profilit.
03
Intervista
Bisedë me ekipin e rekrutimit.
04
Vendimi
Njoftimi për hapat e ardhshëm.